Ndërlidhjet

Britani: Stadiumi evakuohet për shkak të pakos së dyshuar


Ilustrim

Ilustrim

Policia i ka evakuuar mijëra dashamirë të futbollit nga stadiumi i njohur Old Trafford, vetëm disa minuta para fillimit të takimit Manchester United – Bournemouth, për shkak se është gjetur një pako e dyshuar.

Policia dhe udhëheqësit e stadiumit thanë sot se kjo ndeshje shtyhet.

Zyrtarët thanë se pakoja ishte gjetur në seksionin e qëndrimit në këmbë dhe shikuesit janë evakuuar 30 minuta para fillimit të ndeshjes.

Policët me qen nuhatës janë parë në Old Trafford, pasi është bërë shpallja për evakuim.

Policia në qytetin Mançester tha se njerëzit do të duhet “ta anashkolojnë këtë hapësirë nëse kanë mundësi”.

XS
SM
MD
LG