Ndërlidhjet

Jemen: Nga sumi vetëvrasës i IS-it, së paku 25 të vrarë


Pamje pas një sulmi të mëparshëm në qytetin Mukalla në Jemen
Pamje pas një sulmi të mëparshëm në qytetin Mukalla në Jemen

Nga një sulm vetëvrasës, për të cilin përgjegjësinë e ka marrë grupi ekstremist, Shteti Islamik (IS), janë vrarë së paku 15 vetë në qytetin Mukalla, në pjesën jugore të Jemenit.

Duket se shumica e viktimave ishin rekrutë që pritnin para selisë së policisë.

Në një mesazh në agjencinë e vet të lajmeve, Amaq, grupi esktremist, Shteti Islamik, tha se sulmuesi, që e ka aktivizuar eksplozivin në trupin e tij, synonte të bëhej “martir”.

Ky qytet për një kohë të gjat ishte bazë e militantëve të al-Kaidës, por muajin e kaluar, ata u dëbuan gjatë një ofensive ushtarake të trupave qeveritare, me mbështetje të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Nga ana tjetër, militantët e degës së Shtetit Islamik në Jemen, kanë ndërmarrë një varg të sulmeve vetëvrasëse në të gjitha anët e Jemenit, i cili është i përfshirë në luftë civile.

Ushtria e Shteteve të Bashkuara, javën e kaluar, ka shpallur vendosjen e një numri të vogël të ushtarëve në Jemen për të ndihmuar në luftën kundër al-Kaidës në Gadishullin Arab.

XS
SM
MD
LG