Ndërlidhjet

Mjeti në Old Trafford ishte një pajisje për ushtrime


Kërkimet me qen në stadiumin Old Trafford, Angli
Kërkimet me qen në stadiumin Old Trafford, Angli

Policia angelze thotë se një paketë e dyshuar në stadiumin e njohur Old Trafford në Manchester ishte një “pajisje për ushtrime”.

Ndeshja e Premier Ligës ndërmjet Manchester United dhe Bournemouth u anulua dje pasi paketa e dyshuar u gjet para fillimit të ndeshjes dhe pastaj vazhduan procedurat e verifkimit, për të parë nëse bëhej fjalë për ekspolziv.

Policia thotë se ai gjësend “aksidentalisht” ishte lënë në banjo, në tokë, nga një kompani private, pas një seance ushtrimesh që përfshinte edhe kërkimet për eksplozivë me anë të qenve.

Policia e ka përshkruar pajisjen si të tillë që “me të vërtetë i ngjan një mjeti shpërthyes.”

Incidenti bëri që me mijëra adhurues të futbollit ta lëshojnë stadiumin dhe pastaj ndodhi edhe vendosja e ushtarëve, për të kërkuar në hapësirën prej 75 mijë ulëseve, të shoqëruar edhe nga qentë nuhatës.

XS
SM
MD
LG