Ndërlidhjet

logo-print

Shteti Islamik po humb territor në Siri dhe Irak


Irak - Forcat irakiane në vijën e parë të frontit kundër Shtetit Islamik, Maj 2016

Irak - Forcat irakiane në vijën e parë të frontit kundër Shtetit Islamik, Maj 2016

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara në koalcionin për t’i luftuar militantët e Shtetit Islamik thotë se ky grup është duke humbur kontroll mbi territoret në Siri dhe Irak.

Grupi është në mbrojtje dhe ‘ky Kalifat i çoroditur është duke u pakësuar’, ka thënë Brett McGurk në kryeqytetin e Jordanisë, Amman.

Ai ka shtuar se përpjekjet e koalicionit të udhëhequr nga SHBA për të rimarrë qytetet e Mosulit në Irak dhe Raqqas në Siri janë duke bërë progres.

“Ne po realizojmë sulme të sakta në Mosul pothuajse çdo ditë”, tha ai, duke shtuar se po bëjnë presion të vazhdueshëm e të sinkronizuar ndaj grupit terrorist.

McGurk gjithashtu ka thënë se gjatë javëve dhe muajve në vijim do të nisin një fushatë sulmesh edhe në Raqqa, në të gjitha aspektet.

Ai tha se vendimi i presidentit amerikan, Barack Obama, muajin e kaluar, për të rritur numrin e forcave speciale amerikane në veri të Sirisë ka ndihmuar në përshpejtimin e fitoreve të fundit nga forcat lokale, të përkrahura nga SHBA.

XS
SM
MD
LG