Ndërlidhjet

Hazaratë në Kabul protestojnë për projektin e energjisë


Pamje nga një protestë e mëhershme në Kabul, 2015
Pamje nga një protestë e mëhershme në Kabul, 2015

Mijëra njerëz nga minoriteti shiit hazara po protestojnë në kryeqyetin afgan lidhur me një projekt multimilionësh.

Policia ka bllokuar qasjen në rrugët kryesore në qendër të Kabulit, për t’i parandaluar protestuesit që t’i afrohen pallatit presidencial.

Liderët hazara po kërkojnë që një linjë e planifikuar e transmisionit prej 500-kilovoltësh, që e lidh Turkmenistanin me Kabulin, të kalojë përmes provincës së Bamyianit, e cila ka një popullatë të madhe të minoritetit hazara.

Linja fillimisht ishte caktuar që të kalonte përmes Bamyanit, por qeveria kishte vendosur ta ndërronte rrugën dhe ta kalonte projektin përgjatë veriut të Kabulit, duke thënë se një rrugë më e shkurtër do të kursente miliona dollarë.

Linja, që ka për qëllim të ofrojë furnizim të sigurt me energji elekrtike për 10 provinca, është pjesë e një projekti të gjerë që përfshin Turkmenistanin, Uzbekistanin, si dhe Tajxhikistanin me Afganistanin dhe Pakistanin.

XS
SM
MD
LG