Ndërlidhjet

logo-print

Ministri i Jashtëm rus viziton Bjellorusinë për bisedime


Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov (djathtas) dhe homologu i tij bjellorus, Uladzimer Makey

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov (djathtas) dhe homologu i tij bjellorus, Uladzimer Makey

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ndodhet në Minsk për bisedime me zyrtarët bjellorusë, para vizitës së planifikuar për muajin qershor të presidentit rus, Vladimir Putin.

Lavrov tha sot se Rusia dhe Bjellorusia kanë “çështje për të cilat duhet arritur pajtueshmëri”, por shtoi se të dyja vendet i adresojnë shqetësimet dhe propozimet sikurse miqtë e vërtetë.

Ministri i Jashtëm i Bjellorusisë, Uladzimer Makey, tha se Minsku dhe Moska po bashkëpunojnë dhe “nuk kanë absolutisht asnjë mosmarrëveshje.”

Ndërsa Lavrov thotë se çështjet që kanë të bëjnë me Unionin Ekonomik të Euroazisë dhe Organizatës së Traktatit për Siguri, ku janë anëtare si Rusia, ashtu edhe Bjellorusia, do të jenë temë diskutimi, njëlloj sikurse temat që kanë të bëjnë me sigurinë.

Minsku dhe Moska kanë krijuar një Union të Shteteve të Rusisë dhe Bjellorusisë para dy dekadave, por shpesh përjetojnë mosmarrëveshje ekonmike që çojnë në luftëra tregtare ndërmjet vendeve.

XS
SM
MD
LG