Ndërlidhjet

Mustafa: Kosova e përkushtuar në realizimin e reformave euro-integruese


Kryeministri, Isa Mustafa dhe kabineti qeveritar në takim me delegacionin nga Parlamenti Evropian
Kryeministri, Isa Mustafa dhe kabineti qeveritar në takim me delegacionin nga Parlamenti Evropian

Qeveria e Kosovës është e përkushtuar në realizimin e reformave euro-integruese dhe në fuqizimin e gjithanshëm të shtetit, ka deklaruar kryeministri Isa Mustafa.

Këto komente, Mustafa i ka bërë gjatë takimit me delegacionin nga Parlamenti Evropian i kryesuar nga Tonino Picula, e ku bënin pjesë edhe eurodeputetët, Ulrike Lunacek, Dubravka Suica, Tanja Fajon, Jozo Rados, Georgios Kyrtsos dhe Julie Ward.

Kryeministri Isa Mustafa ka theksuar me këtë rast se zhvillimi ekonomik ka një rëndësi të veçantë në proceset euro-integruese dhe anëtarësimin e Kosovës në organizatat evropiane dhe ndërkombëtare.

Pas fillimit të zbatimit të MSA-së, hapi tjetër me rëndësi për Kosovën, sipas Mustafës ishte rekomandimi pozitiv i Komisionit Evropian për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.

Kryeministri Mustafa theksoi edhe prioritetet e Qeverisë së Kosovës për fuqizimin e shtetit ligjor, luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe për heqjen e njollës së korrupsionit dhe stigmatizimit që i është bërë Kosovës në këtë drejtim.

Delegacioni nga Parlamenti Evropian është pritur edhe nga presidenti Hashim Thaçi.

XS
SM
MD
LG