Ndërlidhjet

logo-print

Një zyrtar i OKB-së kritikon planin për migrantë


Migrantët, Athinë, mars 2016

Migrantët, Athinë, mars 2016

I dërguari i Kombeve të Bashkuara për të Drejta të Njeriut, Francois Crepeau, ka kritikuar reagimin e Bashkimit Evropian ndaj krizës me refugjatë, dhe e ka cilësuar atë si “mungesë vizioni”, raporton agjencia e lajmeve AP.

Francois Crepeau tha sot se marrëveshja e nënshkruar në muajin mars ndërmjet Turqisë dhe Bashkimit Evropian për t’i kthyer migrantët që arrijnë në Evropë ka kërkuar përdorimin “e instrumenteve më të fuqishme ligjore, për të siguruar llogaridhënie ligjore.”

Greqia ka ndaluar refugjatët dhe migrantët që kanë arritur në atë vend pas 20 marsit, përderisa rreth 50 mijë njerëz kanë mbetur të ngujuar në këtë vend, pasi shtetet evropiane, përfshirë Austrinë dhe shtetet e Ballkanit, kanë mbyllur kufijtë e tyre për migrantët më herët këtë vit.

Crepeau shprehu shqetësimin se në mesin e të ndaluarve ka edhe fëmijë dhe ka kërkuar ndryshim të menjëhershëm të politikave.

Këto komente ai i bëri sot në Athinë, gjatë një vizite në një qendër ndalimi dhe kampi me migrantë.

XS
SM
MD
LG