Ndërlidhjet

SHBA: Nderohet polici që e rrezikoi jetën për mbrojtjen e të tjerëve


Pamje e pjesës veriore të Shtëpisë së Bardhë në Uashington
Pamje e pjesës veriore të Shtëpisë së Bardhë në Uashington

Presidenti amerikan, Barack Obama, sot gjatë një ceremonie në Shtëpinë e Bardhë, e nderon një oficer policie nga një lagje e Dallasit në Teksas, i cili i ka vrarë dy persona të armatosur gjatë përleshjes afër një gare provokuese për vizatimin e karikaturave të Profetit Muhamet.

Oficeri policor, Gregory Stivens, është njëri nga 13 policët që sot e merr Medaljen për Trimëri nga Obama, për rrezikimin e jetës së tij për t’i shpëtuar të tjerët.

Shtëpia e Bardhë e nderon policin Stevens për parandalimin e të shtënave masive në muajin maj të vitit të kaluar, gjatë një ngjarjeje për vizatimin e karikaturave, e cila ishte organizuar nga një grup, që është kritik ndaj islamit, ndërsa nga organizatat për të drejtat civile është e regjistruar si grup antimysliman.

Njëri nga dy personat e armatosur ishte Elton Simpson, i cili në rrjetet sociale vetveten e ka ndërlidhur me militantët e Shtetit Islamik.

Por, personat e armatosur nuk arritën të hynin brenda lokalit ku zhvillohej ngjarja. Polici Stevens, që ishte pjesë e sigurisë në këtë ngjarje, luftoi me revole kundër tyre, duke i vrarë të dy personat e armatosur.

XS
SM
MD
LG