Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Presidenca nuk e lejon zyrtarin të dëshmoj për Iranin


Ben Rhodes

Ben Rhodes

Shtëpia e Bardhë thotë se një këshilltar i lartë i presidentit, Barack Obama, nuk do të dëshmoj para një komiteti të Dhomës Përfaqësuese të Kongresit për çështjen se si e promovoi ai në opinion marrëveshjen atomike me Iranin.

Duke u bazuar në “privilegjin ekzekutiv”, përfaqësuesi i Shtëpisë së Bardhë, Neil Eggleston, në një letër dërguar Komitetit të mbikëqyrjes së Dhomës Përfaqësuese, tha se duke e lejuar zëvendëskëshilltarin e sigurisë kombëtare, BenRhodes, të dëshmoj, do të kërcënohej “aftësia e presidentit për të pranuar këshillë të sinqert”.

Zoti Rhodes ka shkaktuar kundërthënie javën e kaluar, duke i thënë së përditshmes, New York Times, se ai me qëllim e kishte krijuar një “dhomë jehone” të mbështetësve për të krijuar përkrahje të opinionit për marrëveshjen atomike.

Kryesuesi i komitetit, Jason Chaffetz, tha se Rhodes do të duhej t’i shpjegonte komentet e tij dhe është përpjekur ta caktoj ditën e sotme për dëshminë e tij.

Por, Eggleston tha se në të kaluarën, presidentët nga të dy partitë e kanë shfrytëzuar privilegjin ekzekutiv dhe nuk u kanë lejuar ndihmësve që të dëshmojnë për çështjet e këtilla.

XS
SM
MD
LG