Ndërlidhjet

Komisioneri Hahn sot në Prishtinë për të diskutuar zbatimin e MSA-së


Komisioneri, Johannes Hahn
Komisioneri, Johannes Hahn

Komisioneri për Politikë Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata për Zgjerim, Johannes Hahn po qëndron sot në Prishtinë, me ç’rast do të zhvilloj takime me udhëheqësit më të lartë të institucioneve të Kosovës.

Po ashtu, Hahn do të merr pjesë në Konferencën e nivelit të lartë për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA) në mes të Bashkimit Evropian dhe Kosovës, ku do të diskutohet mbi “stimulimin eekonomisë, zhvillimit dhe krijimit të vendeve të punës”.

Në këtë konferencë, përveç zyrtarit të BE-së do të flasin dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri Isa Mustafa.

Në orët e pasdites, ndërkaq do të diskutohet në temën, “mbështetja në zbatimin e MSA-së reforma ekonomike, tregtia dhe investimet.

Po në lidhje me zbatimin e MSA-së në Kosovë po qëndron edhe një delegacion i Parlamentit Evropian.

XS
SM
MD
LG