Ndërlidhjet

Gjatë 17 viteve – 100 mijë rrotullime të Stacionit Ndërkombëtar


Ilustrim

Ilustrim

Stacioni Ndërkombëtar i Gjithësisë i ka kryer 100 mijë orbitime rreth Tokës pas 17 vitesh në kozmos, kanë thënë mbrëmë zyrtarët.

Duke qarkulluar rreth Tokës për 100 mijë herë, ky stacion ka udhëtuar 4.6 miliardë kilometra, që praktikisht është distanca ndërmjet Tokës dhe Neptunit, ka thënë Agjencia amerikane e gjithësisë, NASA.

Aktualisht në këtë stacion punojnë gjashtë astronautë – tre rusë, dy amerikanë dhe një britanik.

Deri tash, gjithsej 222 kozmonautë kanë qëndruar në këtë stacion.

Një udhëtim rreth Tokës kryhet për 1.5 orë.

XS
SM
MD
LG