Ndërlidhjet

Francë: Shtyhet samiti për ripërtritjen e bisedimeve izraelito-palestineze


Francois Hollande
Francois Hollande

Presidenti i Francës, Francois Hollande, thotë se konferenca ndërkombëtare që synon ripëtritjen e bisedimeve paqësore izraelito-palestineze është shtyrë.

Zoti Hollande tha sot se samiti i paraparë për 30 maj, do të shtyhet për më vonë këtë verë, pasi sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, nuk mund të marrë pjesë në muajin maj.

Ky njoftim u bë një ditë pasi ministri i jashtëm francez, Jean-Marc Ayrault, tha se samiti në Paris, në të cilin do të merrnin pjesë zyrtarët nga afro 20 vende, por jo izraelitët dhe palestinezët, do të organizohet përkundër kundërshtimeve të fuqishme të Izraelit.

Zoti Netanyahu më 15 maj tha se se negociatat direkte pa parakushte janë mënyra më e mirë për arritjen e marrëveshjes finale për paqe ndërmjet izraelitëve dhe palestinezëve.

Rundi i fundit i bisedimeve paqësore izraelito – palestineze, me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara, dështoi në vitin 2014.

XS
SM
MD
LG