Ndërlidhjet

logo-print

Fuqitë botërore pajtohen për armatimin e qeverisë së Libisë


Kryeministri i qeverisë së Libisë Fayez al-Sarraj

Kryeministri i qeverisë së Libisë Fayez al-Sarraj

Pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara janë pajtuar për furnizimin me armë të qeverisë së Libisë, e cila është e njohur ndërkombëtarisht, për ta luftuar grupin militant, Shteti Islamik dhe grupet e tjera të armatosura në këtë vend të ndarë.

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, dhe zyrtarët e lartë nga Rusia, Kina, Britania dhe Franca, së bashku me përfaqësuesit e afro 15 vendeve të tjera, kanë njoftuar dje në Vjenë se do ta miratojnë përjashtimin për embargo të armatimit të Kombeve të Bashkuara për Libinë, në mënyrë që qeveria e Libisë, me kryeministrin, Fayez al-Sarraj, të furnizohet me armatim.

Zoti Fayez është kryeministër i “qeverisë së marrëveshjes kombëtare” që mbështetet nga Kombet e Bashkuara.

Zoti Kerry vlerësoi se plani për armatimin e qeverisë Sarraj është “balancë delikate”.

Prej mesit të vitit 2014, Libia është në një gjende kaotike pasi një grup i militantëve e ka okupuar kryeqytetin, Tripoli, dhe e ka krijuar qeverinë e vet duke e detyruar parlamentin e këtij vendi që të lëvizë në pjesën lindore të Libisë.

Mungesa e qeverisë qendrore, po ashtu, u ka mundësuar militantëve të Shtetit Islamik dhe pjesëtarëve të grupeve të tjera islamiste ekstremiste, që ta marrin kontrollin në pjesë të ndryshme të Libisë.

XS
SM
MD
LG