Ndërlidhjet

logo-print

Vjenë: Kerry dhe Lavrov e kryesojnë takimin për Sirinë


John Kerry (djathtas) dhe Sergai Lavrov, gjatë një takimi aktual në Vjenë

John Kerry (djathtas) dhe Sergai Lavrov, gjatë një takimi aktual në Vjenë

Diplomatët e lartë nga Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Lindja e Mesme, sot takohen përsëri në Vjenë në përpjekje për ripërtritjen e bisedimeve paqësore për Sirinë.

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, dhe ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, që do ta bashkëkryesojnë mbledhjen, u takuan mbrëmë për ta përcaktuar rendin e ditës.

Të dy zyrtarët e lartë ishin përpjekur ta sigurojnë së pari një armëpushim të përkohshëm në muajin shkurt, por ai disa herë ishte shkatërruar dhe shndërruar në luftime të ashpra.

Megjithatë, konsiderohet se ka shpresa të vogla për “zgjidhje politike” duke e krijuar një qeveri tranzicioni dhe për të lëvizur kah zgjedhjet.

Zyrtarët amerikanë thonë se zoti Kerry ende insiston që presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, duhet të tërhiqet.

Zyrtari i lartë amerikan e ka caktuar afatin deri më 1 gusht për arritje të marrëveshjes për një periudhë tranzitore politike.

XS
SM
MD
LG