Ndërlidhjet

logo-print

Shqipëri: Në Sarandë vendoset shtatorja e Hillary Clintonit


Hillary Clinton gjatë fjalimit të saj në Kuvendin e Shqipërisë më 1 nëntor të vitit 2012

Hillary Clinton gjatë fjalimit të saj në Kuvendin e Shqipërisë më 1 nëntor të vitit 2012

Në qytetin e Sarandës po ngritet një shtatore e ish-sekretares amerikane të shtetit, Hillary Clinton, për ta shënuar kontributin e saj për Shqipërinë në arenën ndërkombëtare.

Zëdhënësi i bashkisë së Sarandës, Thoma Nika, tha se dje këshilli i qytetit ka vendosur unanimisht që të vendoset një skulpturë e zonjës Clinton në bulevardin kryesor përgjatë bregdetit, për “dimensionin si grua në politikë, si përfaqësuese e miqësisë Shqipëri – SHBA dhe për kontributin e saj për kombin shqiptar në momente të ndryshme historike”.

Shtatorja tashmë është punuar nga skulptori, Idriz Balani, raporton AP nga Tirana.

Zëdhënësi Nika ka insistuar se vendimi për këtë shtatore nuk është i ndërlidhur me procesin e zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara, ku zonja Clinton është favorite për ta marrë nominimin e Partisë Demokratike për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara.

Saranda është qytet turistik afër lokalitetit arkeologjik antik romak të Butrintit.

XS
SM
MD
LG