Ndërlidhjet

Hoyt Brian Yee nesër e viziton Maqedoninë


Hoyt Brian Yee duke folur para gazetarëve në Shkup në mars të këtij viti

Zëvendësndihmës sekretari amerikan i shtetit për Evropë dhe Azi, Hoyt Brian Yee, të mërkurën do të arrijë për vizitë në Maqedoni, ka bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë, Ambasada amerikane në Shkup.

Detaje nga vizita nuk janë kumtuar, por diplomati amerikan vjen në kohën e krizës e cila është thelluar pas vendimit të VMRO DPMNE-së së Nikolla Gruevskit, që e vetme të merr pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, më 5 qershor.

Zyrtari i Departamentit amerikan të shtetit, Hoyt Brian Yee, herën e fundit ishte në Maqedoni në muajin mars kur partitë negocionin për zbatimin e marrëveshjes politike.

Deri në fund të javës Shkupin pritet sërish ta vizitoj edhe i dërguari i posaçëm i Gjermanisë, Johannes Haindel. Ai javën e kaluar realizoi takime me të gjitha partitë politike, por nuk dha asnjë detaj mbi rrjedhën e bisedimeve që në fokus e kishin zgjidhjen e krizës.

Ndërkohë, Gjykata kushtetuese e Maqedonisë ka bërë të ditur se nesër do të shqyrtoj një nismë të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) për vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit për shpërbërjen e Kuvendit.

XS
SM
MD
LG