Ndërlidhjet

Bagdad: Nga dy sulme me bomba – së paku 23 të vrarë


Pamje pas një shpërthimi të mëparshëm në një lagje të Bagdadit
Pamje pas një shpërthimi të mëparshëm në një lagje të Bagdadit

Së paku 23 persona janë vrarë nga dy sulme të ndara me bomba në kryeqytetin Bagdad në Irak.

Policia dhe zyrtarët mjekësorë thanë se së paku 46 vetë janë plagosur nga eksplodimet.

Një bombë ka shpërthyer në një treg të hapur në lagjen veriore, Al-Shaab, me ç’rast janë vrarë 17 vetë, dhe plagosur 25 të tjerë.

Kjo lagje është kryesisht e banuar me popullatë shumicë shiite.

Nga sulmi tjetër me bombë në lagjen Al-Rashid, janë vrarë 6 vetë dhe plagosur 21 të tjerë.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këto sulme, por grupi ekstremist, Shteti Islamik, më parë ka pretenduar se ka kryer sulme me bomba në Bagdad dhe vendbanimet e afërta, me ç’rast janë vrarë dhjetëra vetë.

XS
SM
MD
LG