Ndërlidhjet

logo-print

Jamala: Kënga fitoi për shkak të vlerave artistike e jo politike


Jamala gjatë konferencs së sotme për shtyp në Kiev

Jamala gjatë konferencs së sotme për shtyp në Kiev

Këngëtarja e Ukrainës, Jamala, i ka hedhur poshtë kritikat se kënga e saj “1944” e ka fituar çmimin e parë në Këngën e Eurovizionit për shkak të arsyeve politike e jo atyre artistike.

Duke folur sot në Kiev të Ukrainës, Jamala tha se fitorja e saj paraqet “fitore absolute, 100% për muzikë”.

Zyrtarët rusë janë ankuar në mediat sociale dhe në mediat tradicionale se kënga e Jamalës ishte qartas politike dhe se është dashur t’i ndalohej interpretimi në Eurovizion sipas rregullave që nuk lejojnë përmbajtje politike në interpretime.

Jamala, tartare nga Krimeja, 32 vjeçare, fitoi në Eurovizion më 15 maj me këngën për deportimet masive të tartarëve të Krimesë nga ana e Bashkimit Sovjetik, gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Më parë Jamala ka thënë se kënga paraqet dënim të aneksimit të Krimesë së Ukrainës nga ana e Rusisë dhe kundër represionit që prej atëherë po vuajnë banorët tartarë.

Tartarët përbënë 15% të popullatës prej afro 2 milionësh të Krimesë dhe gjërësisht e kanë kundërshtuar okupimin e Rusisë.

XS
SM
MD
LG