Ndërlidhjet

Bagdad: Nga sulmet me bomba së paku 54 persona të vrarë


Pamje pas një sulmi të mëparshëm në një lagje të Bagdadit
Pamje pas një sulmi të mëparshëm në një lagje të Bagdadit

Së paku 54 vetë janë vrarë dhe më se 100 të tjerë janë plagosur nga një valë e sulmeve me bomba në kryeqytetin Bagdad në Irak, kanë thënë policia dhe zyrtarë shëndetësorë.

Sulmet kanë ndodhur në lagjet Al-Shaab, Al-Rashid dhe Sadr City, që janë të banuara me popullatë shumicë shiite.

Grupi ekstremist, Shteti Islamik, e ka marrë përgjegjësinë për sulmin në Al-Shhab nëpërmjet një mesazhi të publikuar në një faqe të militantëve në Internet.

Nga sulmet me bomba gjatë javës së kaluar në Bagdad janë vrarë së paku 140 vetë dhe plagosur qindra të tjerë.

XS
SM
MD
LG