Ndërlidhjet

logo-print

Nuk ka datë të re për vazhdimin e bisedimeve për Sirinë


Staffan de Mistura, i dërguari special i Kombeve të Bashkuara për Sirinë

Staffan de Mistura, i dërguari special i Kombeve të Bashkuara për Sirinë

Fuqitë e mëdha kanë dështuar të pajtohen për një datë të re për bisedime paqësore ndërmjet palëve siriane, ka thënë sot i dërguari special i Kombeve të Bashkuara, raporton Reuters.

“Kjo çështje ende është në pritje të rezultateve më konkrete nga ky takim, por nuk mund të presim shumë gjatë”, ka thënë Staffan de Mistura, i dërguari special i Kombeve të Bashkuara, i cili ka folur sot para gazetarëve, i shoqëruar nga Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, dhe Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Fuqitë e mëdha u pajtuan që ta rivendosin një armëpushim përgjatë vendit dhe të shtyjnë përpara shpërndarjen e ndihmave humanitare në zonat e rrethuara, përfshirë edhe shpërndarjen e tyre përmes ajrit.

XS
SM
MD
LG