Ndërlidhjet

logo-print

Senati amerikan aprovon homoseksualin e parë që udhëheq një degë të ushtrisë


Eric Fanning

Eric Fanning

Senati amerikan unanimisht ka aprovuar Eric Fanning si sekretar të Ushtrisë, duke e bërë atë liderin e parë homoseksual që udhëheq një degë të shërbimit të Ushtrisë Amerikane.

Fanning më herët kishte punuar nën sekretariatin e Forcës Ajrore dhe gjithashtu ishte udhëheqës i stafit të Sekretarit të Mbrojtjes, Ash Carter.

Pozita e tij e re u konfirmua dje, pasi liderët e Pentagonit bindën senatorin Pat Roberts se tashmë është shumë vonë për administratën që të transferojë të burgosur nga qendra e paraburgimit në Guantanamo Bay në Kubë, për në shtetin e tij, Kansas.

Roberts kishte bllokuar nominimin e Fanning për muaj të tërë, për ta theksuar kundërshtimin e çfarëdo transferimi të mundshëm të të burgosurve në burgun ushtarak në Fort Leavenworth, Kansas.

XS
SM
MD
LG