Ndërlidhjet

Kontrabanduesit fituan 6 miliardë dollarë nga migrantët


Refugjatët duke arritur përmes barkave të gomës në Lesbos, Greqi, shtator 2015

Kontrabanduesit kanë fituar 5-6 miliardë dollarë në vitin 2015 duke kaluar fshehurazi afërsisht 1 milion migrantë në Bashkimin Evropian.

Këto shifra janë publikuar nga dy agjenci të fuqishme të zbatimit të ligjit, Europoli dhe Interpoli, përmes një raporti të përbashkët, që ka llogaritur përfitimin e kontrabanduesve nga ky lloj i trafikimit.

Raporti gjithashtu thotë se më shumë se 90 për qind e migrantëve që kanë arritur në Bashkimin Evropian janë ndihmuar deri në një pikë të udhëtimit të tyre nga rrjetet kriminale të kontrabanduesve, dhe se shumica e çmimeve të kërkuara nga ta ishin paguar me para në dorë.

Agjencitë dolën me këto vlerësime të përfitimeve të kontrabanduesve gjatë vitit të kaluar duke shumëzuar numrin e arritjeve nga kostoja për individ, e cila, sipas tyre, shkonte nga 3,200 deri në 6,500 dollarë.

XS
SM
MD
LG