Ndërlidhjet

FMN paralajmëron Iranin që të mos varet vetëm në ardhurat nga nafta


Ilustrim
Ilustrim

Një zyrtar i lartë i Fondit Monetar Ndërkombëtar ka paralajmëruar Iranin që të mos llogarisë vetëm në të ardhurat nga nafta për rritjen e ekonomisë së vendit, por tha se ai duhet të kërkojë edhe mundësi tjera për t’u riaktivizuar në ekonominë globale.

“Unë po flas në një moment shumë të rëndësishëm për ekonominë e Iranit”, ka thënë zëvendësdrejtori i FMN-së, David Lipton, gjatë një fjalimi të mbajtur dje në Banën Qendrore të Iranit.

“Me heqjen e sanksioneve, vendi juaj ka mundësi të reja për ta thelluar integrimin në ekonominë globale. Ky proces ka potencial që me kalimin e kohës të mbështesë rritje të shpejtë ekonomike dhe ngritje të standardit të jetesës për iranianët”, ka thënë ai.

Që nga koha e heqjes së sanksioneve, në janar, Irani ka rritur dukshëm prodhimin e naftës, në 4 milionë fuçi në ditë, nga 1 milion sa i kishte gjatë kohës së sanksioneve.

Lipton, nga ana tjetër, thotë se çmimet e ulëta të naftës do t’i kufizojnë përfitimet e ekonomisë së Iranit dhe të ardhurat buxhetore.

Ai thekson se një rritje përmbajtësore dhe krijimi i vendeve të punës në të ardhmen do të varet nga sektorë të tjerë, përveç atij të naftës.

XS
SM
MD
LG