Ndërlidhjet

Trump akuzohet për fascinimin e tij me Putinit


Donald Trump
Donald Trump

Një këshilltar i lartë i kandidates demokrate për president të SHBA-ve, Hillary Clinton, ka akuzuar rivalin republikan të saj, Donald Trump, se ka një fascinim të çuditshëm me presidentin rus, Vladimir Putin dhe me “burra të fortë të huaj.”

Këto komente të Jake Sullivan vijnë në kohën kur Clinton fitoi në zgjedhjet paraprake në Kentucky.

Këshilltari i saj për politikë të jashtme, Jake Sullivan, i bëri këto komente si kundërpërgjigje ndaj një prononcimi të Trumpit dhënë agjencisë së lajmeve Reuters, ku ai thotë se do të bisedonte me diktatorin e Koresë së Veriut, Kim John Un, për të provuar që ta ndalojë Penjanin në zhvillimin e mëtejmë të armëve bërthamore.

“Trump duket se ka një fascinim të çuditshëm me burra të fuqishëm të huaj, sikurse Putini dhe Kimi. Por, qasja e tij ndaj politikës së huaj nuk ka logjikë për të gjithë ne”, ka thënë Sullivan.

XS
SM
MD
LG