Ndërlidhjet

Aeroplanët luftarakë të Turqisë vrasin 10 rebelë kurdë


Ilustrim

Ilustrim

Agjencia shtetërore e lajmeve turke, Anadolu, thotë se aeroplanët ushtarakë kanë vrarë 10 rebelë kurdë, gjatë bombardimeve në juglindje të vendit.

Sipas burimeve ushtarke, Anadolu tha sot se sulmet ajrore të së hënës kanë pasur për cak kryesisht provincën kurde të Hakkarit, e cila ndodhet në kufi me Irakun.

Ushtria turke po merr pjesë në konfliktin e rinisur ndërmjet saj dhe rebelëve të lidhur me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit.

Ankaraja dhe aleatët e saj perëndimorë e konsiderojnë këtë parti si organizatë terroriste. Një armëpushim ndërmjet të dyja vendeve u prish verën e kaluar.

Që atëherë, mijëra njerëz janë vrarë, përfshirë 450 pjesëtarë të forcave turke të sigurisë.

XS
SM
MD
LG