Ndërlidhjet

Rusia kritikon hetimin amerikan për atletët rusë


Ilustrim

Ilustrim

Rusia thotë se nuk e pranon aplikimin e drejtësisë amerikane jashtë juridiksionit të vendit, pas një raporti të lëshuar që thotë se Departamenti amerikan i Drejtësisë ka hapur një hetim lidhur me sponsorizimet që ka bërë shteti për mbi dhjetë atletë rusë.

“Ne i trajtojmë me skepticizëm dhe me neveri rastet e aplikimit të juridiksionit amerikan jashtë territorit të vet, të cilat kanë qenë mjaft të përhapura së fundmi”, ka thënë sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Një raport i gazetës Nju Jork Times thotë se zyra e një prokurori në shtetin e Nju Jorkut në SHBA po e shqyrton rolin e zyrtarëve të qeverisë ruse, pastaj trajnerëve, atletëve dhe të tjerëve, që janë pjesë e hetimit.

Raportimi për këtë hetim vjen në kohën e një skandali në rritje që ka goditur sportin në Rusi, lidhur me akuzat për doping.

Javën e kaluar, një ish-zyrtar për anti-doping në Rusi përshkruajti për gazetën Times një sistem të elaboruar të fshehjes së rezultateve nga atletët rusë në Lojërat Olimpike të vitit 2014 në Sochi.

XS
SM
MD
LG