Ndërlidhjet

Ukraina kujton dëbimin e tatarëve krimeanë


Ilustrim
Ilustrim

Ukraina ka kujtuar të mërkurën viktimat e dëbimit masiv të tatarëve krimeanë nga diktatori sovjetik, Josef Stalin, më 1944.

Një minutë heshtje është mbajtur në gjithë vendin, pos në Krime, ku autoritetet pro-ruse kanë ndaluar përkujtimin vjetor të deportimit prejse Moska ka aneksuar në mënyrë të paligjshme gadishullin ukrainas, në mars të vitit 2014.

“Në këtë ditë të rëndësishme, sikurse gjithmonë, qëndrojmë së bashku me popullin tonë vëllazëror, tatarët e Krimesë, ndajmë dhimbjen e përbashkët dhe përkulim kokat tona në kujtim të viktimave”, ka shkruar presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, në rrjetin social Facebook.

Në nëntor të vitit 2015, Parlamenti i Ukrainës ka miratuar një ligj që e njeh 18 majin si Ditë të Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit ndaj Tatarëve Krimeanë.

Nisur nga 18 maji i vitit 1944, rreth 200,000 tatarë krimeanë janë vënë në trena dhe janë dërguar në Azinë Qendrore.

Mijëra besohet se kanë vdekur gjatë udhëtimit.

XS
SM
MD
LG