Ndërlidhjet

Kabuli, një hap më pranë paqes me grupin militant


Afganistan
Afganistan

Zyrtarë të Këshillit për Paqe të Afganistanit kanë nënshkruar një projekt-marrëveshje paqeje me grupin militant Hezb-e Islami.

“Jemi optimistë në lidhje me këtë marrëveshje dhe e mbështesim fuqishëm atë”, ka thënë Mohammad Khan, zëvendës i shefit ekzekutiv të Qeverisë së Afganistanit, Abdullah Abdullah.

“Të dyja palët kanë arritur marrëveshje për shumicën e pikave të planit të paqes”, ka thënë një anëtar i ekipit negociues të grupit Hezb-e Islami.

Sipas projekt-marrëveshjes, disa anëtarëve të Hezb-e Islamit do t’iu ofrohet amnisti.

Gulbuddin Hekmatyar, udhëheqës i grupit, është në mesin e militantëve më radikalë në Afganistan.

Grupi ka kryer sulme vdekjeprurëse kundër forcave amerikane dhe afgane që nga ndërhyrja e SHBA-së në Afganistan, më 2001.

XS
SM
MD
LG