Ndërlidhjet

Maqedoni: Pesë vetë u dënuan me burg për pjesëmarrje në IS


Pamje nga Shkupi
Pamje nga Shkupi

Një gjykatë në Maqedoni i ka dënuar pesë militantë deri në katër vjet burg për pjesëmarrje në grupin ekstremist, Shteti Islamik (I), dhe për rekrutimin e anëtarëve për këtë grup.

Gjykata dje konstatoi se ata janë fajtorë për bashkim në “ushtri të jashtme”.

Të pesë personat e kanë pranuar fajësinë.

Të gjithë ata ishin arrestuar pasi ishin kthyer nga luftimet në Siri dhe Irak, ka njoftuar gjykata.

Ata ishin në mesin e 11 shtetasve të Maqdonisë të arrestuar në operacionin në gjithë Maqedoninë në muajin gusht të vitit të kaluar dhe janë akuzuar për lidhje me ekstremistët.

Në muajin mars, gjashtë persona të tjerë, përfshirë imamin në një xhami të Shkupit, Rexhep Memishi, që konsiderohej lider militant, ishin dënuar me burg në kohëzgjatje deri në 7 vjet.

Autoritetet e Maqedonisë vlerësojnë se prej 72 e deri në 130 vetë, që janë kthyer nga Siria, konsiderohen “terroristë potencialë”.

XS
SM
MD
LG