Ndërlidhjet

Moskë: Policia e vrau një plaçkitës të bankës


Pamje pas operacionit të policisë në një bankë të Moskës

Policia në Moskë thotë se një person, i cili i kishte zënë peng disa njerëz gjatë një plaçkitjeje të bankës, është vrarë.

Zëdhënësja e policisë, Sofia Khotina, i tha rrjetit shtetëror, Rossiya-24, se personi ishte “likuiduar” gjatë një operacioni të forcave speciale, mbrëmë vonë.

Askush nga 6 personat e rrëmbyer nuk kanë pësuar lëndime, ndërsa pesë prej tyre ishin liruar para operacionit të policisë.

I rrëmbyeri i 6-të ishte arkatar, i cili ishte strehuar në një dhomë të sigurt të bankës.

Raportet e mediave thonë se personi me maskë kishte hyrë në degën moskovite të Credit Bank dhe duket se kishte revole.

Pasi pjesa më e madhe e të rrëmbyerve ishte liruar, raportohet se sulmuesi kishte kërkuar një shumë të madhe të të hollave dhe ishte kërcënuar se do ta aktivizonte një bombë.

XS
SM
MD
LG