Ndërlidhjet

logo-print

Azerbajxhan: Nga rrëzimi i aeroplanit transportues në Afganistan – 7 të vrarë


Ilustrim

Ilustrim

Një aeroplan transportues i Azerbajxhanit është përplasur në pjesën jugore të Afganistanit, me ç’rast janë vrarë 7 anëtarë të ekuipazhit, prej gjithsej 9 sa ishin në bord.

Një zëdhënës ushtarak amerikan në Afganistan tha se aeroplani është rrëzuar dje gjatë ngritjes nga aeroporti ushtarak në provincën Helmand.

Sipas tij, “nuk ka pasur involvim ushtarak” në këtë përplasje.

Autoriteti i aviacionit civil të Azerbajxhanit tha se ekuipazhi ishte nga Azerbajxhani, Ukraina dhe Uzbekistani.

Dy anëtarët e ekuipazhit që kanë shpëtuar janë nga Ukraina.

XS
SM
MD
LG