Ndërlidhjet

logo-print

Irak: Ushtria e mori një qytet të largët nga militantët e IS-it


Pamje e forcave irakiane në provincën Anbar në Irak

Pamje e forcave irakiane në provincën Anbar në Irak

Ushtria e Irakut thotë se e ka rimarrë kontrollin ndaj qytetit të largët perëndimor, Rutba, nga grupi esktremist, Shteti Islamik (IS).

Ushtria ka njoftuar sot se forcat kundërterroriste të mbështetura nga sulmet ajrore të koalicionit amerikan, “në mënyrë komplete e kanë çliruar” këtë qytet në provincën Anbar, që është 360 kilometra larg Bagdadit.

Zëdhënsëi i koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, koleneli amerikan, Steve Warren, e ka përshkruar rezistencën e militantëve të Shtetit Islamik (IS) si “të lehtë dhe të moderuar”, por ka theksuar se forcat irakiane ende janë në procesin e pastrimit të terrenit nga armiku.

Prej qershorit të vitit 2014, luftëtarët e grupit militant, Shteti Islamik, kanë okupuar territore të mëdha në Irak dhe Siri, ndërsa më vonë kanë bërë avancime të mëtejshme në Anbar.

Ushtarët e qeverisë dhe luftëtarët fisnorë, aleatë të saj, muajin e kaluar, e kanë rimarrë kontrollin në qytetin Hit, ndërsa në shkurt të këtij viti e shpallën të çliruar Ramadin, që është kryeqytet i provincës, Anbar.

XS
SM
MD
LG