Ndërlidhjet

Zaev: Vendimi për falje duhet tërësisht të tërhiqet


Zoran Zaev

Zoran Zaev

Kryetari i Lidhjes Social-Demokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev, kërkoi tërheqjen e plotë të vendimit të presidentit, Gjorge Ivanov, për faljen e mbi 50 zyrtarëve, ndërsa nismën e partive në pushtet e ka vlerësuar si selektive.

Ai ka thënë se propozimi i Bashkimit Demokratik për Integrim dhe VMRO-së, nuk është i plotë pasi presidentit nuk i hiqet mundësia që sërish të sjellë vendime të tilla.

“Deputetët e opozitës nuk do marrin pjesë në seancën e Kuvendit. Gruevski, VMRO-DPMNE dhe BDI propozojnë ligje që janë në kundërshtim me interesat e shtetit, qytetarëve dhe me marrëveshjen e Përzhinos. Përsëri miratojnë vendime të njëanëshme. Synimi kryesor është që t’i shpëtojnë kriminelët në radhët e tyre. Nuk mund të ketë anulim selektiv të faljes. Nuk guxon anulimi i faljes të varet nga vullneti i Gjorgje Ivanovit, apo nga kërkesa e individëve të falur. Falja duhet të anulohet tërësisht. Ligji patjetër të vlejë njëjtë për të gjithë. Qytetarët patjetër të jenë të bindur se çdokush që ka shkelur ligjin do të japë llogari”, ka deklaruar Zaev.

Lexoni edhe këtë:

Yee: Të tërhiqet plotësisht falja

XS
SM
MD
LG