Ndërlidhjet

Ayrault udhëton për në Baku për bisedime për Nagorno-Karabahun


Jean-Marc Ayrault
Jean-Marc Ayrault

Ministri i jashtëm francez, Jean-Marc Ayrault, njëherësh bashkëkryesues i grupit të OSBE-së për Nagorno-Karabah, e ka pranuar ftesën për të udhëtuar në Baku të Azerbajxhanit, në një të ardhme të afërt.

As Parisi e as Bakuja nuk e kanë specifikuar datën e kësaj vizite.

Ftesa për ministrin francez u bë mbrëmë në Paris gjatë takimit të tij me ministrin e jashtëm të Azerbajxhanitt, Elmar Mammadyarov.

Sipas Ministrisëë së jashtme të Azerbajxhanit, të dy ministrat kanë disktuar për rezultatet e takimit në Vjenë më 16 maj, ndërmjet presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, dhe presidentit të Armmenisë, Serzh Sarkisian.

Të dy presidentën e patën konfirmuar rëndësinë e mbajtjes së armëpushimit ndërmjet ushtrisë së Azerbajxhanit dhe forcave etnike separatiste armene në rajonin e Azerbajxhanit, Nagorno-Karabah.

Aliyev dhe Sarkisian, po ashtu, thanë se do të punojnë në ripërtritjen e negociatave për zgjidhje politike të konfliktit në Nagorno-Karabbah.

Ky konflikt, në prill të këtij viti, e shënoi shpërthimin më intensiv të luftimeve prej vitit 1994, kur ishte arritur armëpushimi.

Ministri i jashtëm i Azerbajxhanit, Elmar Mammadyarov, dje e ka lavdëruar Francën për punën e saj në organizimin e një tjetër takimi ndërmejt presidentëve të Armenisë dhe Azerbajxhanit, sa më shpejtë që të jetë e mundur.

XS
SM
MD
LG