Ndërlidhjet

BE-ja diskuton për procedurat për viza


Pamje e hyrjes kryesore të ndërtesës së Këshillit të Bashkimit Evropian në Bruksel
Pamje e hyrjes kryesore të ndërtesës së Këshillit të Bashkimit Evropian në Bruksel

Bashkimi Evropian dëshiron të krijoj mekanizma që do t'i përshpejtonin procedurat për pezullimin e programit të regjimit të vizave për vendet, që synojnë të sigurojnë kushte për lëvizje të lirë të shtetasve të tyre në zonën Schengen të BE-së.

Në këtë kuadër, sot në Bruksel, ministrat e brendshëm dhe ata të migrimit të vendeve anëtare, shpresojnë ta arrijnë marrëveshjen e ashtuquajtur “mekanizmi i pezullimit”, që do të zbatohej ndaj të gjitha shteteve të treta që gëzojnë apo do të gëzojnë lirinë e lëvizjes pa viza.

Aktualisht ministrat janë duke diskutuar propozimin e Komisionit Evropian për heqjen e vizave për Gjeorgjinë, Ukrainën, Kosovën dhe Turqinë.

Me këtë sistem parashihet siguria nëse ndonjë vend i caktuar dështon t’i riatdhesoj njerëzit, që janë larguar nga territori i tij, por nuk janë lejuar të qëndrojnë në Evropë, apo në rast të rritjes së madhe të përnjëhershme të numrit të azilkërkuesve nga ndonjë vend.

BE-ja i ka ofruar Turqisë tërheqje të vizave si stimulim që Ankaraja t’i ndalë migrantët që të mos udhëtojnë për në Evropë.

Pas propozimit të Komisionit Evropian për heqjen e vizave vendimet merren pikërisht nga ministrat e brendshëm të vendeve anëtare, me shumicë të kualifikuar në këshill, dhe me pajtimin e Parlamentit Evropian.

XS
SM
MD
LG