Ndërlidhjet

Pakistan: Janë vrarë 6 militantë islamikë


Pamje e forcave të Pakistanit gjatë një stërvitjeje

Pamje e forcave të Pakistanit gjatë një stërvitjeje

Zyrtarët e policisë së Pakistanit thonë se 6 militantë islamikë janë vrarë, para një sulmi të planifikuar në universitet në provincën qendrore, Punxhab.

Zyrtarët për kundërterrorizëm thanë sot se grupi i militantëve ishte në lagjen Dera Ghazi Khan, afër qytetit Multan, kur policia i sulmoi ata dhe u përfshi në të shtëna.

Ky incident ndodhi pas atij të 18 majit, kur disa militantë e dyshuar janë vrarë nga forcat pakistaneze të sigurisë në fshatin Nawabpur, që është afër qytetit të përmendur, Multan.

Zyrtarët për kundërterrorizëm thanë se disa militantë ishin anëtarë të grupit ekstremist, al-Kaida, në Pakistan.

XS
SM
MD
LG