Ndërlidhjet

Ushtria e Egjiptit thotë se janë gjetur mbetje të aeroplanit


Gazetarët në aeroportin Charles de Gaulle në Paris duke raportuar për aeroplanin e zhdukur të kompanisë EgyptAir

Gazetarët në aeroportin Charles de Gaulle në Paris duke raportuar për aeroplanin e zhdukur të kompanisë EgyptAir

Ushtria e Egjiptit thotë se mbetjet e aeroplanit të zhdukur në fluturimin prej Parisit për në Kajro, janë gjetur në Detin Mesdhe.

Një zëdhënës ushtarak tha sot në Facebook se aeroplanët egjiptianë dhe anijet e marinës, kanë gjetur “gjëra personale” të udhëtarëve dhe pjesë të aeroplanit Airbus A320. Këto gjëra janë gjetur afro 290 kilometra në veri të Aleksandrisë.

Kërkimi masiv për aeroplanin e zhdukur ka vazhduar edhe gjatë gjithë natës.

Aeroplani i kompanisë EgyptAir dje është zhdukur nga radari mbi Detin Mesdhe me 66 njerëz në të, ndërsa autoritetet e Egjiptit thonë se kjo ka mundur të jetë sulm terrorist.

Më herët zyrtarët egjiptianë e kanë përgënjeshtruar një pretendim fillestar se ushtria e Greqisë i kishte gjetur mbetjet e aeroplanit në fluturimin 804, afër ishullit grek, Kreta. Zyrtarët egjiptianë thanë se “këto nuk janë pjesë të aeroplanit tonë”.

Në Francë, ministri i jashtëm, Jean-Marc Ayrault, tha sot se “absolutisht nuk ka indikacione” për shkakun e përplasjes së aeroplanit.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë i kanë dhënë jehonë kësaj deklarate, duke theksuar se është shumë herët të përcaktohet se çka e shkaktoi këtë tragjedi.

XS
SM
MD
LG