Ndërlidhjet

logo-print

Holandë: 500 shqiptarë të dëbuar këtë vit


Refgugjatët nga Shqipëria dhe Kosova duke hyrë në aeroplan me të cilin kthehen në vendet e tyre

Refgugjatët nga Shqipëria dhe Kosova duke hyrë në aeroplan me të cilin kthehen në vendet e tyre

Ambasada e Holandës në Tiranë tha se më se 30 azilkërkues shqiptarë janë dëbuar dhe kthyer në Shqipëri.

Në njoftimin e sotëm të ambasadës theksohet se 500 shqiptarë janë dëbuar këtë vit, nga gjithsej 1,650 shtetas, që kanë kërkuar azil në Holandë, në nëntë muajt e fundit, raporton agjencia AP.

Mëtutje, theksohet se shumica prej tyre kanë arritur në Holandë nga vendet e tjera evropiane “nëpërmjet kanaleve të trafikimit të njerëzve dhe trafikantëve në pjesën perëndimore të Evropës” dhe konstatohet se ata nuk kanë gjasë për të marrë azil.

Prej vitit 2010, shqiptarët mund të udhëtojnë në vendet e Bashkimit Evropian pa viza.

Vitin e kaluar, afro 66 mijë shqiptarë kanë kërkuar azil në vendet e BE-së në kërkim të standardeve më të mira për jetë dhe punë, shumica prej tyre në Gjermani, e cila, po ashtu, i ka dëbuar disa mijëra vetë.

XS
SM
MD
LG