Ndërlidhjet

Abdeslam qëndron i heshtur në gjykatë


Salah Abdeslam
Salah Abdeslam

I dyshuari për sulmet në Paris, Salah Abdeslam, ka shfrytëzuar të drejtën e tij për të heshtur, teksa është paraqitur në një gjykatë të Francës.

Seanca e sotme dëgjimore në pallatin e Drejtësisë në Paris nuk ka qenë e hapur për publikun.

Abdeslam mendohet se ka luajtur rol kryesor në planifikimin e sulmeve në Paris dhe në transportimin e sulmuesve.

Sulmet e koordinuara, më 13 nëntor të vitit të kaluar, kanë lënë të vrarë 130 veta.

Përgjegjësinë për to e ka marrë grupi militant Shtetit Islamik.

Abdeslam po mbahet në një burg të sigurisë së lartë jashtë Parisit.

Ai po hetohet mbi akuzat për vrasje që lidhen me terrorizmin dhe vrasje në tentativë.

XS
SM
MD
LG