Ndërlidhjet

Në avionin e EgyptAir ka pasur tym


Ilustrim
Ilustrim

Në avionin e kompanisë EgyptAir janë aktivizuar alarmet e tymit, përpara se është rrëzuar, të enjten, në Detin Mesdhe.

Tym ka pasur në tualet dhe rreth pajisjeve elektrike të avionit, vetëm pak minuta para se është humbur sinjali, bëjnë të ditur të dhënat e publikuara në ueb-faqen e industrisë ajrore, Aviation Herald, e cila raporton në baza ditore për incidente dhe situata kritike në kompanitë e aviacionit civil.

Hetuesit francezë po ashtu i kanë konfirmuar këto të dhëna.

Fluturimi MS804, nga Parisi për në Kajro, është rrëzuar me 66 veta në bord.

Pjesë të aeroplanit dhe gjësende të pasagjerëve janë gjetur rreth 290 kilometra në veri të Aleksandrisë, ka konfirmuar ushtria egjiptiane.

Autoritetet në Kajro kanë thënë se ka më shumë gjasa që aeroplani të jetë rrëzuar nga një akt terrorist sesa nga defekti teknik.

XS
SM
MD
LG