Ndërlidhjet

Nxënësit në Kosovë i nënshtrohen testit të arritshmërisë


Prishtinë
Prishtinë

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka organizuar sot testin e arritshmërisë për klasat e IX në të gjitha komunat e Kosovës.

Testit, i cili do të jetë përcaktues në përzgjedhjen e drejtimeve në shkollimin e mesëm, i janë nënshtruar rreth 30 mijë nxënës.

Ata janë përgjigjur në pyetjet nga lëndët: gjuhë shqipe, matematikë dhe histori.

Testi është organizuar në 102 qendra të testimit dhe është monitoruar nga zyrtarë të Ministrisë së Arsimit.

Rezultatet pritet të shpallen më 30 maj.

XS
SM
MD
LG