Ndërlidhjet

G7 zotohet se do të godasë financat e terrorizmit


Ministrat e Financave dhe bankierët qendrorë të G7-ës.
Ministrat e Financave dhe bankierët qendrorë të G7-ës.

G7-ta, apo grupi i shtatë vendeve më të industrializuara, është zotuar se do të godasë financat e rrjeteve terroriste, duke rritur shpërndarjen e informacioneve të inteligjencës, duke ngrirë asetet dhe duke forcuar rregullat e transferimit ndërkombëtar të parave.

“Luftimi i ekstremizmit të dhunshëm dhe sjellja e autorëve përpara drejtësisë mbeten prioritete të larta për gjithë komunitetin ndërkombëtar”, kanë thënë ministrat e Financave të shtatë ekonomive më të mëdha në botë në një deklaratë të lëshuar pas takimit në Akiu të Japonisë.

Ministrat po ashtu janë pajtuar për një plan veprimi që do të ndihmojë bllokimin e linjave financiare, të cilat ndihmojnë ekstremistët islamikë të planifikojnë, udhëtojnë dhe kryejnë sulme terroriste.

Plani duhet të miratohet nga udhëheqësit e G7-ës kur të takohen javën e ardhshme.

G7-ta përbëhet nga Britania, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia dhe Shtetet e Bashkuara.

Rusia është përjashtuar nga G8-ta pas aneksimit të dhunshëm të gadishullit ukrainas të Krimesë në vitin 2014.

XS
SM
MD
LG