Ndërlidhjet

logo-print

Shkëlqim Hysenaj zgjidhet kryetar i AGK-së


Prishtinë

Prishtinë

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka mbajtur të shtunën Kuvendin Zgjedhor, në të cilin janë zgjedhur strukturat e reja udhëheqëse.

Kryetar i ri i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës është zgjedhur Shkëlqim Hysenaj, i cili deri tash ka qenë anëtar bordi i AGK-së.

Hysenaj aktualisht punon në gazetën “Zëri”.

Në këtë kuvend kanë marrë pjesë mbi 200 gazetarë, të cilët kanë votuar me votë të fshehtë për të zgjedhur kryetarin e ri të kësaj organizate dhe anëtarët e bordit.

XS
SM
MD
LG