Ndërlidhjet

Talibanët sulmojnë forcat e NATO-s në Kabul


Afganistan

Afganistan

Koalicioni ushtarak i udhëhequr nga NATO-ja në Afganistan ka bërë të ditur se një sulmues vetëvrasës ka goditur një automjet të tij në Kabul, por nuk ka shkaktuar viktima.

Sulmi ka ndodhur të shtunën në qarkun Bagram, ku ndodhet baza më e madhe ushtarake e SHBA-së në Afganistan.

Zëdhënësi i talibanëve, Zabiullah Mujahid, ka marrë përgjegjësinë për sulmin, duke thënë se luftëtarët kanë sulmuar konvojin e “pushtuesve” – një referencë kjo që kryengritësit islamikë e përdorin për SHBA-në dhe forcat aleate.

Zëdhënësi ka thënë se sulmi ka shkaktuar disa viktima, por një gjë e tillë është mohuar nga NATO-ja.

Talibanët kanë thënë se fushata e tyre e dhunshme do të vazhdojë deri në tërheqjen e të gjitha forcave të huaja nga Afganistani dhe deri në zbatimin e sistemit islamik në këtë vend.

XS
SM
MD
LG