Ndërlidhjet

Austria mban rrethin e dytë të zgjedhjeve për president


Vjenë, Austri

Vjenë, Austri

Në Austri mbahet sot rrethi i dytë i zgjedhjeve për president.

Sondazhet e opinionit flasin për një garë të ngushtë midis kandidatit të Partisë së Lirisë, Norbert Hofer, dhe ish-liderit të të Gjelbërve, Alexander van der Bellen.

Hofer, nga ekstremi i djathtë, ka fituar papritur rrethin e parë të zgjedhjeve, me 35 përqind të votave, katër javë më parë.

Analistët thonë se kandidaturën e tij e ka ndihmuar kriza me migrantë, e cila ka rritur frikën për papunësinë dhe sigurinë.

Nëntëdhjetëmijë njerëz kanë kërkuar azil në Austri vitin e kaluar dhe Partia e Lirisë ka drejtuar një fushatë kundër migracionit.

Presidenca është kryesisht post ceremonial në Austri, por presidenti ka fuqi të shkarkojë qeverinë – gjë që Hofer ka kërcënuar se do ta bëjë.

Hofer do të ishte presidenti i parë i ekstremit të djathtë në Bashkimin Evropian.

XS
SM
MD
LG