Ndërlidhjet

Të shtëna në një koncert në Austri, dy të vrarë


Austri - foto arkivi

Austri - foto arkivi

Një person i armatosur ka hapur zjarr në një koncert në qytetin Nencing të Austrisë, duke vrarë dy persona, përpara se është vetëvrarë.

Policia ka thënë se 11 persona të tjerë janë plagosur.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm.

Sulmuesi, 27 vjeç, raportohet se paraprakisht ka argumentuar me një grua.

Ai më pas ka shkuar te makina e tij, ka marrë armën dhe ka shtënë në drejtim të masës.

Rreth 150 veta kanë qenë duke ndjekur koncertin e organizuar nga një klub motoristësh.

XS
SM
MD
LG