Ndërlidhjet

logo-print

Fletëvotimet postare vendosin rezultatin e zgjedhjeve në Austri


Vjenë, Austri

Vjenë, Austri

Fletëvotimet postare do të vendosin se kush do të jetë president i Austrisë, pasi rezultatet nga vendvotimet i kanë nxjerrë kandidatët gati të barabartë.

Rrethi i dytë i zgjedhjeve është mbajtur të dielën.

Norbert Hofer, nga Partia e Lirisë, kryeson me pak vota kundrejt rivalit të tij, Alexander Van der Bellen, kandidat i pavarur.

Nëse zgjidhet, Hofer do të jetë presidenti i parë nga ekstremi i djathtë në Bashkimin Evropian.

Analistët thonë se kandidaturën e tij e ka ndihmuar kriza me migrantë, e cila ka rritur frikën për papunësinë dhe sigurinë.

Nëntëdhjetëmijë njerëz kanë kërkuar azil në Austri vitin e kaluar dhe Partia e Lirisë ka drejtuar një fushatë kundër migracionit.

Presidenca është kryesisht post ceremonial në Austri, por presidenti ka fuqi të shkarkojë qeverinë – gjë që Hofer ka kërcënuar se do ta bëjë.

Rreth 750,000 vota postare pritet të numërohen sot.

XS
SM
MD
LG