Ndërlidhjet

logo-print

Obama konfirmon: Lideri i talibanëve është vrarë


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka konfirmuar se udhëheqësi i talibanëve, Mullah Akthar Mansur, është vrarë.

Obama ka thënë se vdekja e tij është një moment i rëndësishëm në përpjekjet për të sjellë paqe në Afganistan.

“Kemi hequr liderin e një organizate që ka vazhduar të bëjë komplote kundër nesh, të kryejë sulme kundër forcave amerikane dhe atyre të koalicionit, si dhe të luftojë kundër popullit afgan”, ka thënë Obama.

Autoritetet afgane kanë thënë se Mansur është vrarë më 21 maj në një sulm të telekomanduar të SHBA-së, në provincën Baluçistan të Pakistanit.

Mansur është shpallur lider i talibanëve në korrik të vitit 2015, disa ditë pasi Qeveria afgane ka konfirmuar se udhëheqësi shpirtëror i talibanëve, Mullah Mohammad Omar, ka vdekur në Karaçi të Pakistanit, dy vjet më herët.

XS
SM
MD
LG