Ndërlidhjet

Libia ndalon anijet që do të bartnin migrantë në Evropë


Ilustrim

Ilustrim

Rojet bregdetare të Libisë kanë thënë se kanë ndaluar disa anije, me rreth 850 migrantë, që kanë bërë përpjekje të arrijnë në Evropë, të dielën.

Një zëdhënës ka thënë se migrantët nga vende të ndryshme të Afrikës, përfshirë 79 gra, janë zënë në shtatë anije, pranë Sabratas, në perëndim të Tripolit.

Mbi 30,000 migrantë kanë arritur këtë vit nga Libia në Itali.

Sot, në Stamboll hap punimet Samiti Humanitar Botëror, i cili do të diskutojë përgjigjet ndaj krizave globale, përfshirë krizën me migrantë.

XS
SM
MD
LG